Zyrtari i VV-së hedh dyshime mbi Haradinajn: Dha dorëheqje nga kryeministri për shkak të ftesës nga Specialja, çfarë ndryshoi?

Aktuale

Zyrtari i VV-së hedh dyshime mbi Haradinajn: Dha dorëheqje nga kryeministri për shkak të ftesës nga Specialja, çfarë ndryshoi?

Nga: A.M. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 00:08
Ramush Haradinaj

Zyrtari i VV-së, Avni Zogiani, ka reaguar pasi Ramush Haradinaj ka prezantuar kandidaturën e tij për president.

Ai në postimin e tij në Facebook, është shprehur se Haradinaj ka mashtruar publikun kur ka thënë se po jep dorëheqje për shkak të ftesës nga Specialja, kurse sot shpalli kandidaturën për president.

Postimi i plotë:

Pse dha Ramushi dorëheqje prej kryeministrit, dhe nëse vërtet arsyetimi i dhënë publikut se ka dhënë për një ftesë nga Gjykata Speciale, a ka ndryshuar diçka në lidhje me këtë ftesë?

Nëse nuk ka ndryshuar, ai ka mashtruar publikun kur ka thënë se po jep dorëheqje për shkak të ftesës, e sot shpall kandidaturën për president. Pra, arsyeja paska qenë diku tjetër.

Nëse ka ndryshuar, pra nëse kjo ftese apo obligimet e tij në këtë raport nuk ekzistojnë me, atëherë pse nuk është njoftuar publiku?

Ne te dy rastet, ai del mashtrues i qytetarit kosovar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat