Vjosa Osmani ka një mesazh për Xhavit Ukajn, i cili iu vërsul

Aktuale

Vjosa Osmani ka një mesazh për Xhavit Ukajn, i cili iu vërsul

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 22:03
Xhavit Ukaj dhe Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka mohuar se përpasja me deputetët e LDK-s ka të bëjë me çarjen brenda partisë.

“Absolutisht kjo s’ka të bëjë me LDK-n. Ka të bëjë me faktin që një deputet ka penguar mbarëvajtjen e seancës. Kur një deputet pengon mbarëvajtjen e seancës, sic e thashë, nuk është e drejtë. Dhe është detyrë e imja si kryetare e Kuvendit të marrë të gjitha masat në mënyrë që një gjë e tillë më të mos lejohet” – ka deklaruar Osmani.

Sa i përket rastit me deputetin e LDK-s Xhavit Ukaj, Osmani ka thënë se me këtë rast është duke u marrë policia.

“Deputeti në fjalë duhet t’i kuptoj pak më drejtë obligimet e tij si deputet i Kuvendit, për pjesën tjetër unë e di që s’pendohet, sepse, për fat të keq, nuk është hera e parë që kishte pas sjellje të tillë, në raport me institucionin. Në këtë rast, nuk është çështje personale, është në raport me institucionin, por me pjesën tjetër është duke u marrë policia, kështu që t’ia lëmë organeve hetuese të merren me të – ka thënë Osmani.

“Ajo që dua të them është kjo: Nuk ka pas asnjë lëshim të vetëm në interpretimin e rregullores, kritikat që ia bëj vetes është që kam qenë më e butë se sa duhet me të” – ka deklaruar Osmani.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në zgjedhjet e fundit në Kosovë kishte kandiduar për postin e kryeministrit kurse pas rrëzimit të qeverisë Kurti, partia e saj e ka përjashtuar nga të gjitha funksionet si përgjigje ndaj kundërshtimit të saj për të bërë koalicion me partitë e PAN-it./IO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat