Quni: FSK-ja e gatshme për operacione jashtë vendit

Aktuale

Quni: FSK-ja e gatshme për operacione jashtë vendit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:12
Anton Quni

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se FSK-ja synon realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me vendet e tjera.

“Duke marr për bazë misionin aktual të Forcës së Sigurisë së vendit, është e gatshme për operacione, si dhe duke qenë se rritja për bashkëpunimi me vendet mike është në progres, atëherë FSK synon realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me vendet e tjera”.

Përderisa Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, ka thënë se këto shpenzime nuk janë të parashikuar, prandaj edhe duhet që vet t’i mbulojë kjo ministri.

“Po ju njoftoj që ky dokument ka kosto shtesë e që nuk është e paraparë në kornizën ligjore, prandaj rekomandojmë që të gjitha aktivitet të mbulohen nga ministra e Mbrojtjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat