Ambasadori gjerman: Shpresoj në përfundimin e shpejtë të bisedimeve në Bruksel

Aktuale

Ambasadori gjerman: Shpresoj në përfundimin e shpejtë të bisedimeve në Bruksel

Nga: F.B Më: 25 shtator 2020 Në ora: 08:39
Tomas Shib

Ambasadori gjerman në Serbi, Tomas Shib ka theksuar se shpreson në përfundimin e shpejtë të bisedimeve në Bruksel, ndërsa takimin e Uashingtonit e ka cilësuar si shprehje të gatishmërisë së palëve për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Ai gjatë një vizite që ka bërë në gazetën “Blic” lidhur me takimin dhe marrëveshjen e arritur në Uashington është shprehje e gatishmërisë së palëve për të normalizuar raportet.

Shib ka theksuar se ka gjasa që deri në fund të mandatit kancelaria gjermane Angela Merkel që vizitojë edhe një herë Serbinë, por nuk ka njoftuar kohën e mundshme të kësaj vizite.

Ai theksoi se Gjermania mbështet aktivitete dhe angazhimet që bëhen për të përafruar palët dhe përmirësuar kushtet jetësore në të dy vendet.

“Përshëndesim aktivitete edhe angazhimet që zhvillohen dhe që synojnë përafrimin e qëndrimeve mes Beogradit edhe Prishtinës, me këtë edhe përpjekjen për përmirësimin e jetës së qytetarëve në terren. Takimi ishte shprehje e gatishmërisë së palëve për normalizimin e raporteve, që u konfirmua edhe në takimin e Brukselit. Më herët edhe presidenti Vuçiq edhe kryeministri Hoti kanë deklaruar se dialogu me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel është prioritet. Shpresoj sinqerisht që bisedimet të përfundojnë sa më përpara”, tha ai.

Shib tha se përshëndesim atë që u arrit në Uashington dhe në bazë të rezultateve të bisedimeve të mëhershme në Bruksel.

“Disa elemente të cilat janë trajtuar në Uashington kanë potencial që të dy vendet të largohen nga rruga e BE-së. Zhvendosja e ambasadës së Izraelit në Jeruselem nuk është në harmoni me politikën e jashtme të BE-së. Fakti është që marrëveshjet e reja nuk duhet të jenë në kundërshtim me rezultatet e arritura dhe obligimet që dalin nga kuadri i bisedimeve  me BE-në”, tha ai.

Lidhur me gjendjen në Serbi ai shtoi se për Serbinë nuk mund të ketë përfitime hapja e pamerituar e kapitujve të rinj.

“Mendoni anijen që është në riparim, nuk ka kuptim modernizimi i kabinës së udhëtarëve përderisa nuk riparohet motori. Fatkeqësisht nuk përjashtohet mundësia që në vitin 2020 mund të jetë vit i humbur për Serbinë në bisedimet për anëtarësim, nëse nuk punohet ë riparimin e brendësisë së anijes. Mirëpo jam optimist se qeveria e re dhe Kuvendi do të bëjnë gjithçka për të përfituar kohën e humbur”, tha Shib.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat