Pas paraqitjes së Nasim Haradinajt në Hagë, reagon Klinaku

Aktuale

Pas paraqitjes së Nasim Haradinajt në Hagë, reagon Klinaku

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:00
Faton Klinaku

Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka përgëzuar nënkryetarin e kësaj organizate për paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale.

Në Hagë ka përfunduar seanca e parë ndaj nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Gjatë paraqitjes së tij, Haradinaj i tha prokurores dhe gjykatësit se ai nuk e njeh Gjykatën Speciale, kurse avokati i tij kërkoi që ai menjëherë të lirohet nga paraburgimi.

Për deklarimet e tij se ai nuk e njeh Gjykatën Speciale, ka reaguar sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, duke e përgëzuar për guximin e tij.

Klinaku në rrjetin social Facebook, ka shkruar vetëm “Të lumtë Nasim Haradinaj”.

Theksojmë se seanca e sotme në Gjykatën Speciale ka qenë vetëm seancë informuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat