Këta janë 11 kandidatët që do të intervistohen për drejtor të Doganës

Aktuale

Këta janë 11 kandidatët që do të intervistohen për drejtor të Doganës

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 10:22
Dogana e Kosovës

Njëmbëdhjetë kandidatë kanë hyrë në listën e ngushtë për intervistim drejtor të Doganave të Kosovës.

Në listën që e ka siguruar “Front Online” shihet se kanë mbetur vetëm 11 nga 18 kandidatë sa kishin aplikuar gjithsej.

Në listë për t`u ftuar për intervistim kanë mbetur: Ekrem Hajdari, Ardian Jashari, Bahri Berisha, Arlind Limani, Fetah Zejnullahu, Agim Nika, Bekim Mehmetaj, Bashkim Arifi, Besim Curri, Gyltene Syla, si dhe Agron Llugaliu.

Ministria e Financave ka shpallur konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës me 3 gusht dhe është mbyllur më 1 shtator.

Nga kjo Ministri ishte thënë se ky proces do të jetë transparent e profesional.

Megjithatë, ishte thënë se ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Media ka kontaktuar me disa nga kandidatët që janë në garë, po ata kanë konfirmuar se deri më tash ende nuk janë ftuar për intervistim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat