11 herë u ther me thikë/ Zbulohen informacione të padëgjuar më parë për Dino Asanaj, ja milionat që kishte dhe me cilët politikanë kishte biznese?

Aktuale

11 herë u ther me thikë/ Zbulohen informacione të padëgjuar më parë për Dino Asanaj, ja milionat që kishte dhe me cilët politikanë kishte biznese?

Nga: N.Sh Më: 20 tetor 2020 Në ora: 10:10
Dino Asanaj

Emri i Dino Asanaj do të mbahet mend gjatë në Kosovë.

Kjo për faktin se ishte gjetur i therur me thikë në 11 vende, dhe këtë e kishin cilësuar si vetëvrasje në Kosovë.

Vrasja e tij ishte enigmatike, sidomos kur dihet se ishte therur me thikë edhe në shpinë.

Vetëvrasje u cilësua vrasja e tij, megjithatë mbetët pikëpyetje e madhe se si mundet një njeri ta ther vetën me thikë në aq shumë vende, e sidomos edhe në shpinë.

Por, gjatë ditës së sotme, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka shkruar për Dino Asanaj.

Miftari në Facebook shkruan se Asanaj kishe në borxh në Amerikë, dhe është kthyer në Kosoë me miliona dollarë.

Ai pyet se ku shkuan 7 milionë dollarë të fondit “Vendlindja Thërret”?

Miftari, gjithashtu tregon se me këto para në periferi të Prishtinës është ndërtuar një lagje amerikane që kushtoi 120 milionë euro.

Ai tregon se Asanaj ishte i afërt me Thaçin, SHIK-un, Elmi Reçicën, Adem Grabovcin, Xhavit Halitin por edhe me disa personalitete të LDK-së, siç ishin Naser Osmani, Ukë Rugova dhe Astrit Haraqia.

Më poshtë shkrimi i Naim Miftarit:

12 therjet e Dinos

Dino Asanaj me firmën e tij të molerimit D&D i kishte mbetur borxh 164.000 dollarë tatim ndaj shtetit Amerikan, si përfaqësues i fondit “Vendlindja thërret” ishte ardhur në Kosovë me insistimin e Hashim Thaçit. Bëhet pyetja ku përfunduan 7 milionë dollarë të fondit “Vendlindja thërret” të mbledhura në Amerikë nga bashkëkombësit tanë shqiptarë?

Përmes Hashim Thaçit, AKM ....dhe ndihmës përmes SHIK-ut nga PDK, sidomos Elmi Reçices dhe Adem Grabovcit, Xhavit Halitit por edhe të Naser Osmanit, Ukë Rugovës, Astrit Haraqis të LDK, shumë shpejt u bë aksionari i qytetit Amerikan në Verternik lagje elitare që kishte vlerë 120 milionë euro dhe nga një dështak financiar me borxhe u bë brenda natës multimilioner.

Këtë pronën shoqërore të qytetit Amerikan ja kishte shitur Shefki Gashi dhe Blerim Ramosja zyrtar të LDK, ndërsa qytetin e ndërtonte Dino Asanaj me Skender Gjilagajn, këtë ngritje e keqpërdori pastaj edhe gruaja e të ndjerit e cila me një grup të vetin i shatazhonte biznesmenët duke ju kërkuar miliona euro ekstra për tenderët shitjet pronësore që i bënte AKM.

Duhet cekur se shantazhi i fundit ishte për Hotel Grandin ku Behgjet Pacollit i kishte kërkuar disa milionë euro mito shtesë në emër të grupit që shumica ishin të vet quajtur Rugovista të LDK dhe Behgjet Pacolli i kishte të regjistruara në video nga ora e tij e dorës të gjitha këto kërkesa. Përse këto prova nuk ju kanë dorëzu asnjëherë prokurorisë të Kosovës nuk e di arsyen, por e din Pacolli vet.

Sipas mendimit tim Dino Asanaj që nga ardhja e tij nga Amerika me miliona dollar të luftës në çanta ishte i dënuar të therej, siç u ther nga ata që e kishin sjell, nga ata që e kontrollonin, nga ata që qëllimisht e keqpërdornin. Interesant pasi ishte sjellur në QKUK i therun dhjetëra herë figura të fuqishme politike të PDK dhe disa të LDK ishin turrur spitalit të Prishtinës por nuk di a ishin trondit me fatkeqësinë e Dino Hasanajt apo kishin frik se mos po ju shpëton gjallë nga dhjetëra therje me thikë Dino Asanaj mjafton të kuptoni kush kishte blerë prona në atë lagje elitare në Prishtinë!

AKM ishte banka e shpëlarjes të parave të vjedhur nga fondi “Vendlindja Thërret” dhe fondit 3% është themra e Akilit e Mafias politike në Kosovë, ndërsa Ahmet Shala dhe Adem Grabovci janë llogaritarët e Mafias, por edhe arkëtarët e udhëheqësve të SHIK-ut dhe disa Udbashav tjerë që mbeten në Kosovë me detyrë nga Serbja sidomos gllabërimi ekonomik i Kosovës.

Nuk vodhën vetëm PDK dhe LDK, vodhën te gjithë i madh dhe i vogël që kishin pas mundësi me përvetësua, vjedhur parat e luftës nga fondet e V. Thërret dhe fondit 3% për nevojat e veta personale dhe familjare nga këto para linden oligarkët që janë vetëm kukulla të politikanëve të korruptuar e që fatkeqësisht shteti i jonë Kosova ka shumicën e politikanëve e ka të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat