Jakup Krasniqi flet për arrestimet e Gjykatës Speciale: Ata që votuan dhe kërkuan votimin e saj...

Aktuale

Jakup Krasniqi flet për arrestimet e Gjykatës Speciale: Ata që votuan dhe kërkuan votimin e saj...

Nga: H.O. Më: 25 tetor 2020 Në ora: 21:01
Ilustrim

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në një intervistë të dhënë për “Bota sot” ka folur për arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale. Krasniqi ka thënë se Dhomat e Specializuara kanë vështirësi për tu marr me një mashtrim të madh që rrënjët i ka në Beograd.

Sipas tij, ata duhet ta arsyetojnë periudhën pesë vjeçare, andaj merren me këto arrestime.

Përgjigja e plotë e tij:

Qëndrimi im është i ditur që nga dhjetori i vitit 2010. Dhomat e Specializuara kanë vështirësi për t’u marrë me përgjegjësinë e një mashtrimi të madh që rrënjët i ka në Beogradin e politikave gjenocidale! Prandaj duhet ta arsyetojnë disi kohën pesëvjeçare. Për këtë më mirë është t’i pyetni ata që e votuan dhe e kërkuan votimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat