Osmani synon aplikimin në një organizatë ndërkombëtare, LDK i del kundër

Aktuale

Osmani synon aplikimin në një organizatë ndërkombëtare, LDK i del kundër

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:41
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se institucioni që ajo udhëheq po planifikon që të aplikojë për pranim në një organizatë ndërkombëtare të cilës nuk ia përmend emrin.

Kjo përkundër që autoritetet e Kosovës në Washington, më 4 shtator, u zotuan se për një vit ata nuk aplikojnë për anëtarësim në asnjë organizatë globale, duke nënshkruar edhe moratoriumin.

Për këtë, Osmanit i ka reaguar ish-homologu në parti, nënkryetari i LDK-së Ismet Beqiri, i cili ka thënë që mosrespektimi i ujdisë me amerikanët është i rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat