Vazhdon rrëfimi i Halil Gecit: Duke shkelur mbi kufoma, Thaçi erdhi në pushtet, vrasësit sot gjenden në institucione...

Aktuale

Vazhdon rrëfimi i Halil Gecit: Duke shkelur mbi kufoma, Thaçi erdhi në pushtet, vrasësit sot gjenden në institucione...

Nga: N.Sh Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:41
Hashim Thaçi

Në vazhdimin e dytë, Halil Geci, veprimtar i shquar i LDK-së, ka folur edhe për vrasjet politike.

Sipas Gecit, vrasësit dhe urdhërdhënësit e atdhetarëve të LDK-së dyshohet që janë pushtetar që sot janë në Kosovë.

“Në Kosovë vasalet e Serbisë disa nga komandantet e Rognerit kishin marr për detyrë ti vrasin atdhetaret ata që ishin rreshtuar pas presidentit Rugova e që kishin orientime proamerikanë dhe qëllimi i tyre ishte që disa ti vrasin dhe disa ti frikësojnë ku përmes vrasjeve duke shkelur mbi kufoma, Thaçi me kompani ka ardhur në krye të pushtetit dhe me ardhjen e tyre në pushtet, më nuk është vrarë asnjë aktivist i LDK-së. LDK-së i ka kushtuar shumë shtrenjtë orientimi pro Vatikan, pro Amerikanë, duke ja vrarë LDK-s dhe Amerikës bashkëpunëtorët me proamerikan në botë. Vrasësit dhe urdhërdhënësit e atdhetarëve të LDK-së dhe përkrahësve të Amerikës dyshohen nga gjykata se janë disa nga pushtetarët e sotit që gjinden në institucionet tona, me të cilat ka shaluar Kosova”, thotë Geci.

Geci tutje ka folur edhe për situatën politike në Kosovë.

“Kjo situatë i ka konvenuar se pari Vuçiqit dhe Serbisë, pastaj gangsterët e luftës që sot janë në politikë, ju frikësuan qeverisë LDK-VV nga frika e konfiskimit të pasurive të pa ligjshme të bërë milioner duke zhvatur çdokund aty ku kanë mundur, njeri ndër ta ishte Isa Mustafa aktualisht kryetari i LDK-s i cili dyshohet për hajnit e 3% për lidhjen e ti edhe sot me UDB-n Serbe, dhe bizneset e ti të fuqishme që i mbanë me Beogradin. Qeveria u rrëzua pikërisht nga  frika se Albini dhe Vjosa Osmani do ti gjurmojnë milionat dhe bizneset e tyre të pa ligjshme, dhe pikërisht për këtë Hashimi dhe Isa kërkuan ndihmën e Vuçiqit që lista Serbe të jetë pjesë e koalicionit pa të cilën listë nuk bëhej numri i 61 deputetëve aq sa për ta bërë qeverinë”, thotë Geci.

Ai tutje shprehet se Vuçiq ishte i bindur se do të fitonte në bisedimet me Kosovën në Uashington ngase Grenelli ishte në anën e Vuçiqit dhe mu për ata Vuçiq ia bëri Isës dhe Hashimit qeverinë.

“Kjo që na kushtoi me bërjen hisedar të Serbisë në Ujman dhe me bërjen e Jugosllavisë të re mini-shengeni që Serbia e nënshkroi në Uashington daljen në detin shqiptar. Mini-shengenin që vet Isa Mustafa e quante Jugosllavia e re pa Slloveninë dhe Kroacinë, por tash me Shqipërinë”, thotë tutje ai.

Geci shprehet se me minishengen shqiptarët janë të rrethuar me toka sllave, nga Greqia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, minshengeni do të jetë bombë ku do ti vrasi ekonomikisht Shqipërinë dhe Kosovën, pra do të pushtohen me ekonomi ku shqiptaret do detyrohen të punojnë si punëtor krahu për kafshatë goje.

“Serbia nuk hynë në bisedime nëse nuk fiton, ajo se pari lansoi ndërrimin  e territoreve duke e kushtëzuar Hashimin me Gjykatën speciale, kërkonte shumë që se paku ta nxjerri bashkimin e komunave Serbe me kompetenca ekzekutive, kjo lojë ekziston në tavolinën e Brukselit, si bashkësi kjo e komunave Serbe me kompetenca ekzekutive ku e ka nënshkruar Isa Mustafa. Kjo do të numërohet në histori si tradhtia e Kristaçit, Hashimit dhe Isës. Pra Serbia e priste që Gjykata Speciale e ndërtuar në Hagë ti ngrit aktakuzat për ta aktivizuar përpjekjet e saj për të përfituar një Serbi të vogël në Kosovë, duke e kushtëzuar Thaçin “a po jep territor a po shkon në burg” pikërisht kjo është arsye për të cilën ka ndodhur të stërgjatën bisedimet Kosovë-Serbi”, thekson Geci.

Geci thotë se asnjë prokuror të Kosovës nuk i ka ndaluar askush për të mbledhur materiale për masakrat që ka bërë Serbia në Kosovë dhe të bëjë padi kundër tyre.

 “Kjo ka ndodhur për arsye të ligështive që kanë bërë disa nga argatët së bashku me Hashimin në teren gjatë luftës dhe pas luftës. Hashimi njihet botërisht si pjesë e agjenturës Franceze dhe komandohej nga shërbimi Francës i DEGES dhe ai Serbë ku të gjithë këta kanë rënë pre e Hashimit dhe i të vëllait Gani Thaçit, dhe shërbimeve të tyre për të cilat kanë punuar dhe që e kanë dëmtuar fort UÇK-në dhe Kosovën, ku ja kanë parë sherrin krejt  Kosova si shokët e tyre të cilët ju kanë besuar.....! Dhe mu për ata Serbia e kishte lehtë ngase brenda i kishte spiunët e vetë në krye të UÇK-së dhe shumë lehtë i ka mbledhur dëshmitë, sa për ti detyruar Kosovën ta formoi Gjykatën speciale”, pohon ai.

Geci thotë se në luftë ishte vetëm një dëshirë, liria dhe shporrja e armikut nga vatrat tonë.

 “Kurse sot këta hajna e matrapaz pasurinë e Kosovës e kanë futur në dorën e 20 personave. Pra kuptone se ua kanë vrarë shpresën këtij populli jo vetëm rinisë por edhe shtresave tjera. Pikërisht shpresa e asaj kohe na mbante gjallë se Serbinë e hoqëm qafe tash do e ndërtojmë ardhmërinë tone vet, por fatkeqësisht ashtu nuk ndodhi dhe komandantët kishin pas luftuar me vjedhë e uzurpuar”, potencon tutje Halil Geci. Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat