Rexhep Selimi i Vetëvendosjes thotë se 2.1 milionëshi nga Thesari u vjedh nga militantët partiak

Aktuale

Rexhep Selimi i Vetëvendosjes thotë se 2.1 milionëshi nga Thesari u vjedh nga militantët partiak

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:44
Rexhep Selimi

Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit është ngritur si temë edhe sot në Kuvendin e Kosovës.

Është shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se kjo vjedhje ka ndodhur nga militantët partiak, por nuk ka treguar se cilës parti i takojnë.

“Grabitet Thesari i Shtetit përmes militantëve partiak të punësuar në administratë”, ka thënë Selimi.

Ai ka përmendur edhe vjedhjen e kasafortës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), si dhe shuarjen e Taskë-forcës, ku tha se kjo u shua edhe pse ka hetime për tendera për korrupsion deri në nivele të larta qeveritare.

Kujtojmë se Gazeta Online “Reporteri.net”, ka raportuar për disa ditë me radhë për lidhjet që i kanë me politikën personat e dyshuar për vjedhjen e mbi 2 milionë Eurove nga Thesari i Shtetit.

Labinot Gruda, i cili ndodhet që prej një jave ndodhet në paraburgim është person i afërt me PDK-në.

Ai ishte punësuar si zyrtar në Ministri të Financave në prill të vitit 2010. Atëkohë kjo ministri drejtohej nga Ahmet Shala i PDK-së. Pa i mbushur 3 vjet stazh pune, në janar të vitit 2013, Gruda ishte avancuar në detyrë si menaxher i Tavolinës Ndihmese në Thesarin e Kosovës. Kjo ndodhi kur Bedri Hamza, po ashtu nga PDK-ja, po e linte mandatin e parë si Ministër i Financave. Pas një shkëputje për tu angazhuar si drejtor i Ramiz Lladrovcit në Drenas, Gruda, gjatë mandatit të dytë të Bedri Hamzës në krye të Ministrisë së Financave, në dhjetor të 2018’es u kthye serish në të njëjtën detyrë, për tu bërë, gati dy vite pas, kryeprotagonist i asaj që po quhet si “Vjedhja e Vitit”.

Labinot Gruda, nuk kishte hezituar ta shfaqë asnjëherë në postimet e tij në Facebook përkrahjen e tij për PDK-në, sikur edhe kur kërkonte votën për kryetarin Veseli -, në shkurt të vitit 2018 e kishte përfituar edhe një pozitë të rëndësishme në komunën prej nga ai vjen.

Ai atë vit ishte emëruar si Drejtor për Buxhet e Financa në Komunën e Drenasit që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci, po ashtu i PDK’së.

Për t’ia mundësuar ky angazhim, që nuk i zgjati shumë, pasi siç u tha u largua për arsyeje personale, Gruda e kishte ngrirë pozitën në Ministri të Financave.

Edhe Kadri Shala pronar i kompanisë “LDA Group SHPK” me seli në Llapushnik të Drenasit ku dyshohet se u transferuan mbi 2 milionë euro nga Labinot Gruda, ka lidhje me partitë politike.

Ai rezulton se ka qenë anëtar i NISMA’s së Fatmir Limajt, parti e cila u distancua më pas nga ai.

Po ashtu, e bija e tij, ish-kandidatja e NISMA’s për Deputete, Hajrije Gashi, javën që shkoi, shkaku i kësaj vjedhje u shkarkua nga detyra e këshilltares së zëvendëskryeministres që vjen nga e njëjta parti, Albulena Balaj-Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat