​Zgjidhen anëtarët e KPK-së nga radhët e 7 prokurorive themelore

Aktuale

​Zgjidhen anëtarët e KPK-së nga radhët e 7 prokurorive themelore

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 14:36
Pamje nga takimi

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka bërë të ditur se dy nga tre anëtarët e saj, Arben Ismajli dhe Zejnullah Gashi, që kishin ofruar dorëheqje, i kanë revokuar ato.

Gjatë një takimi të mbajtur sot në formë virtuale për shkak të pandemisë me koronavirus, KPK ka miratuar raportin e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së nga radhët e 7 prokurorive themelore. Ndërsa, pas miratimit të raportit, është marrë vendim për zgjedhjen e 7 anëtarëve të ri të KPK-së.

KPK ka marrë vendim për avancimin e katër prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me qëllim të fuqizimit të kësaj prokurorie në realizimin e mandatit të saj. Në fund të këtij takimi, KPK ka miratuar raportin e vlerësimit të performancës se 12 prokurorëve në trajnim fillestar në Akademinë e Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat