LDK vazhdon emërimin e militantëve nëpër borde, Vjollca Kadolli dhe Bahrije Spanca anëtaret e reja!

Aktuale

LDK vazhdon emërimin e militantëve nëpër borde, Vjollca Kadolli dhe Bahrije Spanca anëtaret e reja!

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:54
LDK

Qeveria e Avdullah Hotit ka vazhduar edhe sot me ndryshime nëpër Borde të ndryshme.

Kësisoj, ekzekutivi ka aprovuar ndryshuar Bordin e Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës

Vetëm sot, Hoti ka emëruar dy anëtare të LDK-së në 2 borde, atë të SHSKUK-së dhe NPQ “Telekomi i Kosovës”.

Vjollca Kadolli, e cila ushtron postin e  drejtoreshës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, u emëruar anëtare në SHSKUK. Ajo në zgjedhjet e fundit lokale, u zgjodh asamblistë nga radhët e LDK-së.

Ndërsa, Bahrije Spanca nga Vushtrria u emërua anëtare e Bordit të përkohshëm të drejtorëve në NPQ “Telekomi i Kosovës” sh.a. 

Image
LDK vazhdon emërimin e militantëve nëpër borde
Image
LDK vazhdon emërimin e militantëve nëpër borde
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat