Hoxha: Pastërtia e UÇK-së do të konfirmohet përsëri nga drejtësia ndërkombëtare

Aktuale

Hoxha: Pastërtia e UÇK-së do të konfirmohet përsëri nga drejtësia ndërkombëtare

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 21:52
Sejdi Hoxha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka reaguar pas dorëzimit të Presidentit Hashim Thaçi në Hagë drejt Gjykatës Speciale.

Hoxha shprehet se pastërtia e luftës së UÇK-së do të konfirmohet edhe kësaj here, sikurse ishte dëshmuar edhe herave të tjera nga drejtësia ndërkombëtare.

”Besoj fuqishëm në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, Kryetarit Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Pastërtia e luftës së UÇK-së është konfirmuar disa herë nga drejtësia ndërkombëtare, kjo do të ndodhë përsëri.

Krenar me ju, ju presim ballëhapur dhe faqebardhë çlirimtarët tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat