Joe Biden ishte propozuesi i rezolutës që autorizoi presidentin Bill Clinton të filloj sulmet ajrore ndaj Ushtrisë jugosllave

Aktuale

Joe Biden ishte propozuesi i rezolutës që autorizoi presidentin Bill Clinton të filloj sulmet ajrore ndaj Ushtrisë jugosllave

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Njëzetenjë vjet më parë Kongresi amerikan me anë të një rezolute kishte autorizuar presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton që të ndërmerr sulme ajrore kundër Federatës Jugosllave, përkatësisht ndaj Serbisë dhe Malit të Zi.

Kjo rezolutë ishte inicuar nga senatori i Delaware, Joseph Biden, i cili tashmë është zgjedhur president i SHBA-së.

“Autorizohet Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të kryer operacione ajrore ushtarake dhe sulme me raketa në bashkëpunim me aleatët tanë të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi)”, thuhet në rezolutë.

Rezoluta e Kongresit amerikan që autorizoi presidentin Bill Clinton të nis sulmet ajrore ndaj Ushtrisë jugosllave

Për këtë rezolutë kishin votuar pro 58 senatorë nga 100 prej tyre.

Pra, më 24 mars të 1999, Aleanca Veri-Atlantike kishte nisur sulmet ajrore ndaj Ushtrisë jugosllave, ku pas 78 ditëve bombardime, kjo e fundit ishte detyruar të largohet nga Kosova.

Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, pasi arriti të sigurojë 20 vota të tjera elektorale në Pensilvani, duke ia siguruar kështu atij mbi 270 vota elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat