​Bulliqi akuzon qeverisjen e LDK-së në Podujevë për projektin e korrektorit për ujërat e zeza

Aktuale

​Bulliqi akuzon qeverisjen e LDK-së në Podujevë për projektin e korrektorit për ujërat e zeza

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 14:24
Foto Ilustrim

Dega e Vetëvendosjes në Podujevë ka mbajtur një aktivitet para komunës, rreth tenderit për projektin për korrektorin e ujerave të zeza.

“Ku është kontrata”, “Kush është menaxheri i projektit”, “5.3 milionë borxh”, “Sa fitoi kryetari”, “Jo transparencë”, “Kush e fitoi tenderin”, ishin mbishkrimet në pankartat që mbanin aktivistët e Vetëvendosjes në Podujevë. E veç kësaj në rrethojat e komunës u vendos edhe një fotografi e ish-kryetarit të komunës, Agim Veliu i cili tani udhëheq me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi po akuzon qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë, për keqpërdorimin në tenderin për rregullimin e kolektorit të ujërave të zeza.

Buqlliqi thotë se për rregullimin e këtij kolektori qytetarët e Podujevës do të paguajnë kredi për 19 vite, derisa thekson se për tenderin nuk janë bërë publike as parallogaritë e as fituesit e projekti.

Bulliqi: Për 19 vjet qytetarët e Podujevës do të paguajnë kredinë për kolektorin për ujërat e zeza

“Po e shohim një aktivitet i cili është përgatit jashtëzakonisht mirë nga aktivistët tonë. Është fjala për një tender i cili është shpallë në lidhje me kolektorin e ujërave të zeza për komunën e Podujevës. Për me mujt me rregullu këtë kolektor komuna e Podujevës ka marrë një kredi nga austriakët, kredi që qytetarët llapjan do ta paguajnë për 19 vite të ardhshme. Dhe fatkeqësisht ky tender sikur edhe tenderët tjerë edhe sot e kësaj dite nuk kanë bërë transparencën para qytetarëve. Nuk dihet se sa është buxheti i saktë i këtij projekti, nuk dihen parallogaritë e këtij projekti dhe kush është fitues i këtij projekti”, ka thënë ai.

Bulliqi konsideron se me këtë projekt janë shkelur të gjitha procedurat e prokurimit publik.

Gjatë konferencës për media, ai potencoi se një kilometër e këtij gypi të kanalizimit qytetarëve të kësaj komune është duke iu kushtuar rreth 600 mijë euro.

Bulliqi: Një kilometër gyp i kanalizimit qytetarëve po iu kushton rreth 600 mijë euro

“Sipas të gjitha gjasave me këtë projekt janë shkelur të gjitha procedurat e prokurimit publik. Sipas informatave që kemi i është dhënë vetëm një operatori, pa e shpallur publikisht dhe meqë ka qenë kredi ndërkombëtare është dashur që edhe tenderi me qen ndërkombëtar[...]Sipas informatave që kemi deri tash vlerësohet se një kilometër e këtij gypi të kanalizimit qytetarëve llapjan është duke iu kushtuar rreth 600 mijë euro. Askund në botë nuk mundet me kushtu një kilometër e këtij gypi të kanalizimi”, ka thënë Bulliqi.

Por ky aktivitet i LVV-së, u pengua nga mbrojtja e Rudarit, të cilët tentuan të largojnë banerin. Derisa në vendin e ngjarjes doli edhe Policia./ Q.Rexhaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat