​Mblidhen tri komisione parlamentare

Aktuale

​Mblidhen tri komisione parlamentare

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 08:05
Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen tri komisione parlamentare.

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike si dhe Komisioni për mbikëqyrje të Financave Publike, janë tri komisionet që do të mblidhen sot.

Në ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media.

Në këtë komisioni pritet të raportoj ministri i Ministrisë së Pushteti Lokal, Goran Rakic. E dy orë më vonë, në ora 13:00 pritet të raportoj edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Po ashtu në ora 11:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.

Në rend dite ky komision ka miratimin e procesverbalit nga mbledhja e datës 03.11.2020 si dhe shqyrtimin në parim të Projektligjit nr.07/L-043 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.

E në ora 12:00 do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Në këtë komision do të bëhet shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019 për kompaninë e Stacionit të Autobusëve Prishtinë Sh.A ku do të jetë i ftuar kryesuesi i bordit dhe kryeshefi ekzekutiv.

Po ashtu në këtë komision do të jetë edhe shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019 për kompaninë e menaxhimit të deponive e ku i ftuar do të jetë kryesuesi i bordit dhe kryeshefi i ekzekutivit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat