​LVV: Në Podujevë kishte keqinvestime

Aktuale

​LVV: Në Podujevë kishte keqinvestime

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 21:40
Foto gjatë takimeve

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryetarin LVV-së, Albin Kurti, përveç takimeve në fshatra e qytete, kanë vizituar edhe pazarin e qytetit.

Ata përvec takimeve me qytetarë e shitës, kanë parë edhe hapësirën të cilës i është prerë shiriti prej tre vitesh për pazar të qytetit, por që ka përfunduar në parking për makina.

Postimi në Facebook:

 

Mes takimeve të ditës në qytet e në fshatra nuk e lamë pa kaluar edhe te pazari i qytetit për t’u përshëndetur me qytetarët dhe shitësit që blinin e shisnin këtë fundjavë. Qytetarët bënë foto dhe bashkëbiseduan me kandidatin tonë për të parin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Kryetarin tonë të Lëvizjes, Albin Kurti.

Përgjatë vizitës pamë edhe hapësirën të cilës i është prerë shiriti prej tre vitesh për pazar të qytetit, por që ka përfunduar në parking për makina. Në Podujevë është investuar, mirëpo me keqinvestime. Asfalti i hollë pa ndriçim e trotuare ende nuk është rrugë për qytetarë. Llamarinat pa kushtet e tjera ende nuk janë vitrina për mallrat e tregtarëve. Qytetarët duan një komunë e cila ju bën vend me dinjitet veprimtarive të tyre. Inercia dy dekadëshe në Podujevë e ka mbërritur fundin e saj. Qytetarët meritojnë një frymë, nxitje e ritëm të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat