Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së akuzon rëndë Sami Lushtakun: Mori mbi 1.4 milionë marka, ja kënd po e kërcënon tani

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së akuzon rëndë Sami Lushtakun: Mori mbi 1.4 milionë marka, ja kënd po e kërcënon tani

Nga: P.R Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 20:50
Sami Lushtaku

Familja e Haki Imerit, anëtarit të vrarë të LDK-së, përmes një postimi në facebook ka hedhur akuza të rënda ndaj nënkryetarit të PDK-së, Sami Lushtakut.

Ata akuzojnë Lushtakun se po kërcënon familjarët e viktimave politike në Kosovë.

“Sami Lushtaku; komandanti i cili pranoi më shumë se 1.4 milionë marka vetëm në një rast ... ka raste tjera dhe të dokumentuara .. je profiter i luftës, tash po kërcënon, shantazhon, familjarët e viktimave politike ... Lufta Speciale ndaj Gjykatës Speciale që po bën nuk të ndihmon nuk të bën nder... Sami Lushtaku nuk je i ndershëm të njohim si paren e kuqe...ke mëkate shumë, nuk të lan as drini e buna kot simulon heroin se nuk je as hero as luftëtar, je mashtrues dhe je kriminel i dëshmuar... koha jote është duke ikur ....”, kanë shkruar në reagimin e tyre familja e Haki Imerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat