Haxhiu-Kusarit: Ta votuam amendamentin, nuk votove Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Aktuale

Haxhiu-Kusarit: Ta votuam amendamentin, nuk votove Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Teuta Haxhiu

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu ka ironizuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pasi sot ajo dhe subjekti i saj politik nuk e votuan pro Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Mimoza nuk e votoi Ligjin, teksa ata ia votuan amendamentin.

“Sa ironike, ne votuam amendamentin e Mimozës dhe ajo nuk e votoi Ligjin!”, ka shkruar deputetja e AAK-së.

Kujtojmë se Kusari-Lila ka dhënë një propozim-amandament në Projektligjin Nr.07/L-016 për Rimëkëmbje Ekonomike Covid-19, i cili u votua në Kuvend.

Ndërsa, sot deputetët pas shumë përpjekjeve, votuan edhe Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili kaloi në lexim të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat