​Pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje, Krasniqi thotë se bizneset do të mbështeten më mbi 10 milionë euro

Aktuale

​Pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje, Krasniqi thotë se bizneset do të mbështeten më mbi 10 milionë euro

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:59
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai ka bërë me dije se duke u bazuar në këtë ligj edhe MTI-ja do t'i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me 10.4 milionë euro.

"Sot ndjehem i lumtur që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës aprovuan Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili në situatën aktuale është mbase i nevojshëm për qytetarët dhe bizneset e Republikës së Kosovës", ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sot ndjehem i lumtur që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës aprovuan Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili në situatën aktuale është mbase i nevojshëm për qytetarët dhe bizneset e Republikës së Kosovës.

Duke u bazuar në këtë ligj edhe MTI-ja do t'i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me 10.4 milionë euro.

V.K

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat