Deputetja e AAK-së: Diskriminimi i pensionistëve kontributdhënës po shkon drejt fundit

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Diskriminimi i pensionistëve kontributdhënës po shkon drejt fundit

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:41
Teuta Haxhiu

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu thotë se diskriminimi i pensionistëve kontributdhënës mbi 20 vjeçar siç duket po shkon drejt fundit.

Qeveria sot e ka miratuar unanimisht nismën legjislative të AAK-së për të rregulluar padrejtësinë ndaj pensionistëve kontributdhënës, shkruan Haxhiu.

Kjo padrejtësi sipas saj ndodhi me vendimin e kriterit “15 vite përvojë pune para vitit 99- të”, thotë Haxhiu.

Ky është postimi i saj i plotë:

Diskriminimi i pensionistëve kontributdhënës (mbi 20 vjeçar ) duket se po shkon drejt fundit.

Sot, Qeveria e Kosovës me vota unanime miratoj nismën tonë legjislative për të ndrequr padrejtësinë më të madhe ndaj pensionistëve kontributdhënës pas vendosjes së kriterit të famshëm” 15 vite përvojë pune para vitit 99- të”

Shumë të lumtur, kur jemi para finalizimit të kësaj të drejte elementare të prindërve tonë, njerëzve të mirë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat