“Isha engjëll në luftë, më ka dërguar Zoti” - ish-komandanti i UÇK-së i reagon Haradinajt ia përmend familjen Musaj dhe Zemaj

Aktuale

“Isha engjëll në luftë, më ka dërguar Zoti” - ish-komandanti i UÇK-së i reagon Haradinajt ia përmend familjen Musaj dhe Zemaj

Nga: N.Sh Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 19:01
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se para luftës ka qenë engjëll, ndërsa pas luftës ka bërë gabime në politikë.

“Në kohën e UÇK-së besoj se kam qenë një engjëll i vendit tim që më ka dërgua Zoti për të shpëtuar njerëz të pafajshëm. Tash jam në politikë dhe nuk jam engjëll. Edhe bashkëluftëtarët e mi i konsideroj engjëj e po ashtu edhe Amerikën që e ka bombarduar Serbinë. Pas luftës edhe unë kam bërë gabime në politikë”, ka thënë Haradinaj mbrëmë gjatë një interviste.

E kësaj deklarate të Haradinajt i është kundërpërgjigjur ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari.

Ai Haradinajt ia përmend familjen Musaj nga Strellci dhe familjen e kolonelit Tahir Zemajt.

“Ramushi tash u bë edhe engjëll a?....hmmm se di çka kishin than për këtë temë anëtarët e familjes të respektuar Musaj nga Srtrellci apo Zemaj e shumë familje tjera në Dukagjin, por mos harrojmë se edhe Xhibraili korrësi i vdekjeve është engjëll ndoshta e ka patur fjalën për këtë engjëll.!”, shkruan Miftari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ndryshe, Haradinaj ka thënë se nuk kërkon amnisti tashmë për kohën në politikë për arsye se ka qenë “engjëll mbrojtës” në luftë.

Kryetari i AAK-së, thekson se familjarët e të vrarëve pas luftës kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi, por sipas tij duhet pasur kujdes që të mos i bëjnë favore Serbisë.

“Edhe mua më është vrarë një vëlla pas lufte dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat