Krejt çka ndodhi për gërmimin e varrezave masive në Serbi, sot mbahet konferencë për media

Aktuale

Krejt çka ndodhi për gërmimin e varrezave masive në Serbi, sot mbahet konferencë për media

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 07:17
Kizhevak

“Në këtë lokacion gjenden eshtrat e njerëzve të vrarë gjatë konfliktit në Kosovë, të cilët janë transferuar këtu për të mbuluar krimin”, deklaroi më 4 dhjetor Ibrahim Makolli, kreu i Grupit punues të delegacionit të Kosovës për Personat e Zhdukur.

Ai këtë e deklaroi gjatë një vizite të vendit ku po bëheshin gërmime të mbetjeve mortore në varrezën masive në Kizhevak, afër Rashkës në Serbi.

Në një deklaratë për media, ai tha se procesi duhet të mbrohet nga politizimi.

Për të gjitha zhvillimet e fundit në “lokacionin e varrezës masive në Kizhevak”, sot organizohet konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë nga orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat