​Beqiri: LDK fajësohet edhe nëse nuk bie borë - nuk e mbështesim Qosjen për president

Aktuale

​Beqiri: LDK fajësohet edhe nëse nuk bie borë - nuk e mbështesim Qosjen për president

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:24
Ismet Beqiri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri ka hedhur poshtë kritikat ndaj kësaj partie rreth ngërçit për postin e presidentit.

Ndërsa kreu i kësaj partie Isa Mustafa ka kërkuar që presidenti të zgjidhet me konsensus të të gjitha partive politike, duke thënë se LDK-ja nuk ka emër për të parin e vendit dhe nuk mund t’i sigurojë votat kandidaturës së Ramush Haradinajt nga AAK-ja, partner i koalicionit qeverisës, Ismet Beqiri ka hedhur poshtë kritikat se kjo parti është fajtore për ngërçin e krijuar rreth zgjedhjes së shefit të ri të shtetit.

“Ne kemi problemin e numrave dhe jo të emrit.

Edhe nëse borë nuk do të bie, do të fajësohej Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Beqiri, duke shtuar se LDK-ja nuk mbështet një kandidaturë të mundshme të akademik Rexhep Qosjës për të parin e shtetit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat