Ministrja Haradinaj-Stublla priti koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson

Aktuale

Ministrja Haradinaj-Stublla priti koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:28
Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim me koordinatoren për Zhvillim të Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Ulrika Richardson.

Në këtë takim, ministrja Haradinaj-Stublla e vlerësoi mbështetjen e agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë përmes projekteve të shumta, duke përmendur me këtë rast punën e bërë nga UNDP, ndërsa shprehu besimin e saj për bashkëpunim edhe më intenziv të institucioneve të Kosovës me agjencitë e OKB-së të pranishme në vend, nën ombrellën e UNKT-së, në realizimin e projektve të ndryshme zhvillimore.

Po ashtu, shefja e diploamcisë, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në nxitjen e projekteve që angazhojnë të rinjtë e Kosovës në diplomacinë publike dhe atë qytetare.

Ulrika Richardson nga UNKT premtoi vazhdimin e mbështetjes për Kosovën ndërsa shprehu gatishmërinë e saj për të realizuar projekte të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat