Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, është e gatshme për zgjedhje të reja.
Pas takimit me u.d, të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtuar se data 7 shkurt është përmendur si mundësi e mbajtjes së zgjedhjeve.
“Data që ka qenë e përmendur ka qenë 7 shkurt, por ka qenë preliminar ky takim. Në parti ende s’e kemi diskutuar se si do të shkojmë në zgjedhje dhe se kush do të jetë kandidat për kryeministër, do t’i diskutojmë në kryesi”, është shprehur ai.