Vjosa Osmani nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e reja, analisti shpjegon situatën

Aktuale

Vjosa Osmani nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e reja, analisti shpjegon situatën

Nga: N. H Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:23
Vjosa Osmani

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka skanuar shkurtimisht gjendjen aktuale në vend.

Ai ka folur lidhur me kandidimin e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e reja, që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Mehmeti shprehet se edhe u.d presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të jap dorëheqje nga pozita si e para e shtetit, në rast se pretendon të kandidojë për zgjedhjet e reja.

Analisti shpjegon se Osmani sipas ligjit ajo nuk ka të drejtë të kandidojë duke qenë në pozitën e presidentes.

Ja shkrimi i Mehmetit:

I bie që edhe Vjosa me dhënë dorëheqje nga posti i presidentes... sipas ligjit ajo nuk ka të drejtë të kandidojë duke qenë në pozitën e presidentes... rrjedhimisht i bie që u.d presidentes të jetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat