Isa Mustafa tregon se a do të bëjë LDK-ja koalicion me një parti të madhe

Aktuale

Isa Mustafa tregon se a do të bëjë LDK-ja koalicion me një parti të madhe

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 20:33
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk do të shkojë në koalicion parazgjedhor me asnjë parti.

Megjithatë, Mustafa la hapur mundësinë që të garojë bashkë me ndonjë parti të vogël.

Akoma nuk kemi vendosur në strukturat e LDK’së, se së shpejti do të organizojmë një mbledhje të kryesisë. Unë mendoj se do të garojmë vet. Mbesim të hapur për ndonjë subjekt të vogël. Por, koalicione parazgjedhore nuk do të bëjmë me asnjë subjekt politik”, ka thënë Mustafa.

Tutje, ai tha Vetëvendosje po ia bën qejfin vetes me sondazhe.

Ndërsa për vendimin e Gjykatës Kushtetuese tha se ajo mori rol që nuk i takon në momentin kur shpalli zgjedhjet.

“Ishte i papritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ajo mori rol që nuk e ka, sepse shpalli zgjedhjet. Këtë nuk e bën ajo. Megjithatë ne kemi vendosur ta respektojmë këtë vendim”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat