Vjosa Osmani dhe Valdete Daka diskutojë për organizimin e zgjedhjeve, diaspora në fokus

Aktuale

Vjosa Osmani dhe Valdete Daka diskutojë për organizimin e zgjedhjeve, diaspora në fokus

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Në këtë takim u diskutua lidhur me përgatitjet e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas rrethanave të krijuara nga njoftimi për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Osmani diskutoi me Dakën lidhur me takimet preliminare të zhvilluara me subjektet politike dhe e njoftoi se ajo do ta caktojë datën e zgjedhjeve menjëherë sapo Aktgjykimi i Kushtetueses të hyjë në fuqi, pas dorëzimit tek palët.

U.d. Presidentja potencoi rëndësinë e veprimeve të shpejta për procesin e votimit për qytetarët e vendit të cilët jetojnë në mërgatë. Sipas u.d. Presidentes Osmani, bashkatdhetarëve tanë duhet t`u ofrohet sa më shpejtë mundësia për t`u regjistruar për  votim, në mënyrë që të kenë kohë të mjaftueshme që votat e tyre të arrijnë në KQZ sipas afatit të paraparë.

Valdete Daka në takim me presidenten, Vjosa Osmanin!

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani është duke zhvilluar një takim me kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën.

Takimi është duke ndodhur për emërimin e një anëtare të KQZ-së.

Ndryshe, Osmani dy ditë radhazi ka zhvilluar takime me partitë politike, rreth caktimit të datës.

Vlen të theksohet se opsioni i mundshëm për këtë zgjedhje do të jetë fundi i janarit apo më së largu fillimi i shkurtit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat