Isufi: Specialja nuk do t’i ngritë aktakuzë, Haradinaj i lirë të jetë president

Aktuale

Isufi: Specialja nuk do t’i ngritë aktakuzë, Haradinaj i lirë të jetë president

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 22:48
Ahmet Isufi

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi mendon se  Ramush Haradinaj e meriton të jetë president i Kosovës.

Në “Dhoma e Rrëfimit”, Isufi ka thurrë lavde ndaj Haradinajt duke thënë se ai garanton siguri dhe stabilitet te qytetarët.

“Besoj që Haradinaj e meriton të jetë president për shkak se kur është në pyetje interesi i shtetit të Kosovës ka garantuar edhe në të kaluarën se është i paluhatshëm në mbrojtjen e interesave.  Ai garanton siguri te qytetarët, stabilitet dhe unitet. Ai është në gjendje të bashkëpunoj me të gjithë”, deklaroi Isufi.

I pyetur se çfarë do ndodhë nëse Specialja ngritë aktakuzë ndaj Haradinajt, Isufi ka thënë se kanë informacione se lideri i tyre nuk ka të bëj më me asnjë gjykatë.

“Njoftimet që i kemi ne thonë se Haradinaj nuk ka të bëj me asnjë gjykatë dhe mendojmë se është krejt i lirë që të jetë president i Kosovës, nuk nisemi nga paragjykimet nisemi nga ato që janë informata tonat që në njëfarë mënyre ky nuk ta bëj asgjë me asnjë gjykatë”, ka theksuar Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat