Hashim Thaçi telefonon Pal Lekajn, ja çfarë i tha

Aktuale

Hashim Thaçi telefonon Pal Lekajn, ja çfarë i tha

Nga: G.B Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 09:46
Pal Lekaj

Zyrtari i AAK-së, Pal Lekaj, ka biseduar në telefon me ish presidentin Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se Thaçi e ka telefonuar për t’ia uruar Krishtlindjet, përcjell Bota sot.

Leka e ka falënderuar për urimin dhe ka thënë se pret që së shpejti të takohet me të dhe të tjerët.

Postimi i tij i plotë:

Sapo përfundova bisedën telefonike me mikun tim Presidenti Hashim Thaçi.

E falëndëroj për kohën dhe mundësinë për të më telefonuar dhe uruar Krishtlindjen.

Uroj që me Presidentin Thaçi bashkë më luftëtarët tjerë të shihemi së shpejti në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat