Anton Quni kërkoi t’i shohë prapa grilave Hashim Thaçin e Kadri Veselin, por befason me këtë detaj në zyrën e tij

Aktuale

Anton Quni kërkoi t’i shohë prapa grilave Hashim Thaçin e Kadri Veselin, por befason me këtë detaj në zyrën e tij

Nga: B.S Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 13:54
Anton Quni dhe Hashim Thaçi

Në vitin 2017, sa ishte deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovs, Anton Quni, aktualisht ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Hoti, kishte një replikë të ashpër me Kadri Veselin, atë botë kryetar i Kuvendit.

Ministri Quni kishte bërë një deklaratë të fuqishme, se “do të jetë në Kuvend derisa t’i shohë prapa grilave Thaçin dhe Veselin”.

“Por një gjë, dua t’ju garantoj, zoti Veseli, zoti Thaçi, ju jeni arsyeja që më detyroni të qëndroj ende në këtë parlament. Ndoshta e ndjeni fitimtarë veten në këtë betejë, por do shihemi në finale. Ju po më detyroni të qëndroj këtu, derisa t’ju shoh juve prapa grilave, ju aty e keni vendin”, kishte deklaruar Quni.

Kjo deklaratë kryetarit të degës së LDK-së në Prizren ngriti shumë reagime në skenën politike në vend.

Mirëpo, përkundër se ministri i Mbrotjes, Anton Quni vite më parë deklaronte për Thaçin e Veselin se “dua t’ju shoh juve prapa grilave”, së fundit është zbuluar një detaj paska i habitshëm në zyrën e ministrit.

Image
Ministri Anton Quni dhe fotoja e Hashim Thaçit në zyrën e tij.

Ministri Anton Quni vazhdon edhe me tej ta mbajë foton e ish-presidentit Hashim Thaçi në zyrën e tij, ani pse ky i fundit është arrestuar nga Gjykata Speciale. Ky detaj është zbuluar nga intervista e fundit e Qunit.

Lidhur me këtë çështje, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar edhe njohësin e çështjeve juridike në vend, për ta sqaruar këtë çështje.

“Thaçi nuk është president, nuk obligohet askush ta mbajë foton e tij”

Juristi Blerim Burjani ka shpjeguar se pasi tashmë Hashim Thaçi është ish president, kjo gjë nuk e obligon ligjërisht asnjë institucion të Kosovës të mbajë foton e tij.

Mirëpo, Burjani është i mendimit se kjo po bëhet për shkak të respektit ndaj luftës së UÇK-së.

Image
Blerim Burjani

“Hashim Thaçi është ish president, kjo nuk obligon asnjë institucion ligjërisht të mbajë foton, por shumica po e bëjnë për shkak respektit ndaj luftës së UÇK-së. Siç dihet Thaçi ishte luftëtar dhe krah politik i UÇK-së, pra tash janë disa ndjenja te përziera, disa apo shumica e mbajnë Thaçin në zyre dihet motivet”, shpjegon juristi Burjani.

Tutje, ai ka treguar se të gjitha ministritë e Republikës së Kosovës vazhdojnë edhe me tej ta mbajnë fotografinë e Thaçit.

“Të gjithë e kanë të qartë se Hashim Thaçi nuk është më president i Kosovës, dhe kjo tregon më shumë moral politik. Të gjitha ministritë, e kanë ende në zyrat e tyre fotografinë e Thaçit”, ka deklaruar njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

Anton Quni: Quni: Urojmë që UÇK-ja të ruaj imazhin e mirë

Anton Quni, ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë ka thënë se nuk i është gëzuar arrestimit që Specialja i ka bërë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Madje, Quni uroi që UÇK-ja të vazhdojë ruajtjen e imazhit të mirë, pavarësisht ngjarjeve me Gjykatën Speciale.

“Askush nuk i gëzohet nëse një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet me u përballë me gjykatën ndërkombëtare. Ne urojmë që gjithë ato veprime të UÇK-së pa marrë parasysh si do të jetë epilogu individual për të akuzuarit, të ruaj imazhin e mirë qe e ka të qytetarët por edhe në përgjithësi nga komuniteti ndërkombëtar. Tek e fundit ka qenë një luftë çlirimtare që është zhvilluar në Kosovë, jo jashtë kufijve të Kosovës, kur qenia e popullit shqiptar ka qenë në pikëpyetje nga agresioni serb”, ka deklaruar Anton Quni.

Kujtojmë se Presidenti i dorëhequr i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ndodhët në burgun e Gjykatës së Hagës lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte në Kosovë.

Aktakuza ndër të tjera përfshin tortura dhe përndjekje, dhe bën fjalë për rreth 100 vrasje. Thaçi vetë i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe thotë se janë një përpjekje për të njollosur luftën e Kosovës për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat