Krahasoi Thaçin me presidentin Rugova, vjen reagimi i ashpër: Nuk mund ta krahasosh me një të dyshuar për vrasje...

Aktuale

Krahasoi Thaçin me presidentin Rugova, vjen reagimi i ashpër: Nuk mund ta krahasosh me një të dyshuar për vrasje...

Nga: N. H Më: 4 janar 2021 Në ora: 22:43
Thaçi dhe Rugova

Anëtari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi janë të dytë figura historike të Kosovës.

Ai ka thënë se duhet rivaliteti mes tyre ka ekzistuar pasi që një nuk i duron dy personalitete kaq të mëdha historike.

“Një kohë nuk i duron dy personalitete historike”, ka thënë ai.

“Dy palët donin që të merrnin meritat për gjithë kohën. Një pjesë e historisë është prej 92 deri 96. Pastaj pjesa tjetër është kjo e luftës. Por donin që të merrnin të gjithë barrën e asaj kohe mbi vete”, tha ai.

Lidhur me këtë krahasim që bëri Hajredin Kuçi, ka reaguar ashpër njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk mund ta krahasosh një personalitet historik siç ishte presidenti Rugova, me një të dyshuar për vrasje.

Haziri i ka kujtuar Kuçit se Thaçi tashmë ka një proces gjyqësor në Gjykatën e Hagës.

Ja shkrimi i Hazirit:

Hajredin Kuçi shpjegon rivalitetin Rugova-Thaçi: Një kohë nuk i duron dy personalitete historike

- Nuk mund ta krahasosh një personalitet historik siç ishte presidenti Rugova, me një të dyshuar për vrasje, bile edhe brenda llojit të vet, që tashmë ka një proces gjyqësor ndaj tij në Gjykatën e Hagës. Ia paske huqe keq Prof ! (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat