Gëzim Kelmendi konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje- A do t’i bashkohet ndonjë koalicioni?

Aktuale

Gëzim Kelmendi konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje- A do t’i bashkohet ndonjë koalicioni?

Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:44
Gëzim Kelmendi

Partia Fjala pritet të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në muajin shkurt në Kosovë.

Në një prononcim për “Indeksonline”, kryetari i këtij subjekti, Gëzim Kelmendi e konfirmoi pjesëmarrjen në garë.

“Po, do të garojmë në këto zgjedhje. Jemi duke i bërë përgatitjet që të garojmë vetë”, është shprehur ai.

Ndryshe, “Fjala” e Kelmendit në zgjedhjet e 2017-ës mori mbi 8 mijë vota.

Kurse, në zgjedhjet e fundit ra 5 mijë vota më pak, duke marrë 3 mijë sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat