Këta janë 13 aktivistët e PSD-së që u arrestuan nga policia

Aktuale

Këta janë 13 aktivistët e PSD-së që u arrestuan nga policia

Më: 12 janar 2021 Në ora: 13:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar tek stacioni i policisës në qendër të Prishtinës.

Në murin e objektit kanë shkruar “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Duke kundërshtuar gjobat që po u jepen qytetarëve për mos respektim të masave antiCOVID dhe jo partive politike që po mbajnë tubime zgjedhore në kohë pandemie.

Media vendore mëson se të arrëstuarit janë: Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Agron Kabashi, Natyra Kuçi, Veton Dragusha, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Drin Ahmeti, Qëndrim Sahiti, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Leonard Shala dhe Trim Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat