Ky është slogani i PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale

Ky është slogani i PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë e vetme.

Ajo pranë vetës ka afruar disa figura që të jetë sa më e “fortë” dhe të marrë sa më shumë mbështetje qytetare.

Ndërsa ka nisur të përgatitë listën për deputetë, PDK ka zgjedhur edhe sloganin që do të garojë në zgjedhjet e reja.

Media nga burimet brenda PDK-së mëson se fjala “Rimëkëmbje” do të jetë slogani i PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo fjalë siç dihet ka qenë mjaft  e përdorur gjatë muajve të fundit në Kosovë, për shkak të krizës ekonomike, ku lidhet konkretisht me Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kujtojmë se PDK në këto zgjedhje kandidat për kryeministër e ka Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i kësaj partie.

Kandidimi i tij ka ardhur për shkak se Kadri Veseli gjendet në Hagë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat