Drita Millaku do të kandidojë për deputete

Aktuale

Drita Millaku do të kandidojë për deputete

Nga: A.SH Më: 13 janar 2021 Në ora: 20:02
Drita Millaku

Edhe një muaj do të mbahen zgjedhjet në vendin tonë.

Ish-deputetja e VV-së, Drita Millaku, ka konfirmuar se ka marrë besimin nga LVV për kandidate për deputete.

“Nuk ka forcë që e ndal vullnetin e popullit”, ka shkruar Millaku.

Postimi në Facebook:

Aktivistë, shumë të nderuar qytetarë, miq dhe dashamirë, ju njoftoj se sot mora besimin nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren që të jem kandidate nga Prizreni në listën për deputete.

Fitorja jonë do të jetë sa e merituar, po aq edhe bindëse.

Nuk ka forcë që e ndal vullnetin e popullit.

Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat