Kështu po verifikohen mërgimtarët nga KQZ-ja

Aktuale

Kështu po verifikohen mërgimtarët nga KQZ-ja

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:24
KQZ

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se, deri më tani janë lajmëruar rreth 8 mijë qytetarë dhe të njëjtit janë verifikuar.

Po e shtypin numrin e secilit votues një nga një. Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po i verifikojnë, qytetarët me të drejtë vote që jetojnë në diasporë.

Atyre u kërkohen disa të dhëna për të vërtetuar të drejtën e votës. Për këtë proces, KQZ-ja i ka hapur 25 linja telefonike.

Ndërsa janë bërë publikë, numrat e telefonit përmes të cilëve i realizojnë thirrjet.

E në këtë qendër të thirrjeve, ka edhe prej qytetarëve në diasporë që nuk arrijnë të lajmërohen.

Për këtë zyrtarët e angazhuar, do i telefonojnë edhe në dy termine të tjera.

Qendrën e thirrjeve të shërbimit votues, e vizitoi të hënën edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Daka tha se, deri më tani janë lajmëruar rreth 8 mijë qytetarë dhe të njëjtit janë verifikuar.

Daka foli edhe për kritikat që mori ky proces, pasi mori vendimin KQZ-ja, raporton t7.

Procesi i verifikimit të qytetarëve me të drejtë vote në diasporë, ka filluar tash e tre ditë.

 
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat