“Njeri i lig”: Sali Rexhaj shpif në emër të Liri Loshit, reagon ashpër ky i fundit

Aktuale

“Njeri i lig”: Sali Rexhaj shpif në emër të Liri Loshit, reagon ashpër ky i fundit

Më: 26 janar 2021 Në ora: 08:58
Liri Loshi

Sali Rexhaj në një postim në Facebook, ka shpifur ku thotë se një postim të VV-së në Kanada, e ka bërë Liri Loshi.

Loshi që kësaj radhe është kandidat për deputet në listën e VV-së, ka kritikuar Rexhajn, duke thënë se ai as nuk e njeh dhe se e ka paraqitur rrejshëm emrin e tij në një tekst me përmbajtje ekstremisht fyese ndaj liderit të LDK-së, Isa Mustafës.

Loshi i ka mohuar të gjitha këto çka ka shkruar Sali Rexhaj, madje duke i kërkuar falje Isa Mustafës dhe të gjithë LDK-së për shqetësimin që ka shkaktuar, sipas Loshit, ky njeri i ligë.

Postim i plotë i Loshit:

Një shpifës me emrin Sali Rexhaj që pretendon se më njeh, në murin e tij në Facebook ka bërë shpifjen e radhës për mua duke e paraqitur rrejshëm në emrin tim një tekst me përmbajtje ekstremisht fyese ndaj liderit të LDK-së, zotit Isa Mustafa. Më lejoni ta bëj të qartë se nuk jam autor i atij teksti dhe se diçka të tillë nuk mund ta mendoj as ta shkruaj, për faktin se nuk është në harmoni me vlerat e mia humane e kulturore dhe është jashtë çdo etike profesionale e njerëzore.

Kerkoj falje nga zoti Isa Mustafa, familja e tij dhe gjithë simpatizantet e LDK-së për shqetësimin që ky njeri i lig i bën atij në emrin tim. Unë në këtë fushatë zgjedhore po mundohem të manifestoj kulturë politike dhe tolerancë të vërtetë me kundërshtarët tanë politikë. Tash kur e dimë dhe e presim fitoren e thellë të Vetëvendosjes, asnjeri nga partia jonë nuk kemi asnjë nevojë t’i atakojmë kandidatët apo liderët e partive tjera politike.

E denoj një shpifje të tillë që ka për qëllim të krijojë animozitet politik që më së paku na është i nevojshmëm në këtë situatë kur Lëvizjen Vetëvendosje sondazhet e radhisin në një pozitë aq të volitshme. Kam respekt për zotin Isa Mustafa si intelektual, si njeri dhe si politikan, pavarësisht dallimeve politike që janë pjesë normale e demokracisë. Subjekti të tij i dëshiroj punë të mbarë dhe sukses në këto zgjedhje parlamentare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat