Lajm i mirë për lexuesit e Bibliotekës së Qytetit në Podujevë

Aktuale

Lajm i mirë për lexuesit e Bibliotekës së Qytetit në Podujevë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Lexuesit e Bibliotekës së Qytetit në Podujevë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka dhënë një lajm të mirë për lexuesit e Bibliotekës së Qytetit.

Ai tha se është zgjatur orari dhe biblioteka është e hapur prej orës 08:00 deri në ora 20:00.

Po ashtu Bulliqi njoftoi se salla e leximit është pajisur me dy kompjuterë dhe Wifi free, pas kërkesës së studentëve për të ndjekur ligjëratat online.

Postimi i plotë:

Po vazhdojmë të krijojmë kushte të mira për lexuesit e Bibliotekës së Qytetit. Kemi zgjatur orarin dhe biblioteka është e hapur prej orës 08:00 deri në ora 20:00. Sallën e leximit e kemi pajisur me dy kompjuterë dhe Wifi free, pas kërkesës së studentëve për të ndjekur ligjëratat online.

Kemi rregulluar ngrohjen dhe kemi përmirësuar ndriçimin. Krijimi i kushteve më të mira ka bërë që të rritet numri i lexuesve. Do të vazhdojmë me investime edhe në pasurimin e fondit të librave me tituj të rinj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat