20 vjeçari shurdhmemec u diskriminua në konkursin e QKUK, qytetarët mobilizohen për t’i gjetur një vend pune

Aktuale

20 vjeçari shurdhmemec u diskriminua në konkursin e QKUK, qytetarët mobilizohen për t’i gjetur një vend pune

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:42
QKUK

Personat me nevoja të veçanta, në vazhdimësi përveç kufizimeve të ndryshme që kanë në jetën e tyre të përditshme për të kryer punët dhe nevojat e tyre, ata kanë vështirësi dhe diskriminohet në çdo sferë të jetës.

Një rast i tillë është edhe ky i të riut 20 vjeçar Vigan Gashi, i cili është shurdhmemec dhe ka konkurruar  për pozitën punëtor krahu në QKUK.

Vigani që ka të kryer shkollën e mesme teknike, siç thotë babai i tij nuk ishte lajmëruar fare nga QKUK-ja për ditën e testimit dhe se ai rastësisht kishte shkuar në QKUK ku dhe ka kuptuar se kur do të jetë testi me shkrim.

Mirëpo situata shkon e bëhet më dramatike kur ai përveç që nuk lejohet të asistohet nga prindi i tij gjatë testimit për shkak të kufizimeve në komunikim, ai nuk është bërë pjesë as në listën e pjesëmarrësve në testim, as që është pranuar apo refuzuar e as në listën rezervë.

E për rastin e tij që sigurisht nuk është i vetmi ku i bëhet keqtrajtim kësaj kategorie, në  grupit Network Prishtina është marrë nisma që t’i ndihmohet Viganit, që edhe ai të ketë një punë.

Menjëherë kanë filluar reagimet e qytetarëve të cilët përveç se të mllefosur me keqtrajtimin që iu bëhet kësaj kategorie, kanë shprehur solidaritetin për të ndihmuar këtë të ri.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat