​Kurteshi e Daka përplasen në KQZ: ‘Koka e krimit’ dhe seriali ‘Kasandra’

Aktuale

​Kurteshi e Daka përplasen në KQZ: ‘Koka e krimit’ dhe seriali ‘Kasandra’

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:53

(E plotësuar 13:57) - Edhe një mbledhje tjetër e komisionit ka vazhduar me përplasje mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sami Kurteshi e ka akuzuar Valdete Dakën, duke thënë se ‘ajo është koka e krimit dhe nismëtare e vjedhjes industriale të votave’. Por, sipas kësaj të fundit, Sami Kurteshi e Alim Rama janë duke e maltretuar në çdo mbledhje të mbajtur, dhe se këto tashmë sipas saj janë kthyer në serialin "Kasandra".

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar që të publikohen listat e votuesve jashtë vendit e që u është refuzuar aplikimi për votim. Po ashtu, që KQZ të marrë vendimin që postën ta pranojë deri më 13 shkurt.

Koordinatori në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë procedurë për ato të cilat refuzohen. Tutje, ka thënë se janë mbi 14 mijë zarfe, të cilat janë pranuar deri më tani.

Ahmetaj: 14.987 zarfe me fletëvotime jashtë vendit janë të ardhura deri më tani

“14 mijë e 987 zarfe me fletëvotime jashtë vendit kanë arritur deri më tani në objektin e KQZ-së... Jemi konsultuar edhe me shërbimin e votuesve dhe lista e votuesve të cilët nuk janë të pranuar, praktikisht që i bie të refuzuarit sipas procedurave asnjëherë nuk janë publikuar. Kjo ka qenë ajo zbrazëtira, e cila ka mund të shkaktojë konfuzion edhe te votuesit, të cilët nuk kanë gjetur veten në listën e votuesve jashtë vendit”, tha ai.

Anëtari i komisionit nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka kërkuar që të publikohet lista e votuesve jashtë vendit e që u është refuzuar aplikimi për votim.

Kurteshi: KQZ të pranojë dërgesat me postë deri më 13 shkurt

“Kërkesa ime edhe një herë është që KQZ të marrë vendimin që postën ta pranojë deri më 13 shkurt, sepse ajo nuk e dëmton në asnjë mënyrë votën që hidhet me 14 shkurt në Kosovë, sepse ka ardhur para asaj kohe”, ka thënë Kurteshi.

Për këtë ka reaguar edhe anëtari tjetër i LVV-së, Alim Rama i cili tha se qasja e KQZ-së është jo transparente.

Rama: E shoh si tendencë të KQZ-së për zvogëlim të transparencës 

"Krijimi i një procedure të thjeshtë, e cila publikon 30 mijë përafërsisht, unë nuk po shoh problem, dhe po shoh si tendencë të vazhdueshme që KQZ-ja të zvogëlojë transparencën, të cilën e ka të obligueshme në bazë të ligjit... Ne e kemi një ligj dhe këtu po e shoh kokëfortësinë nga anëtarët e KQZ-së për thyerjen e ligjit me vota. Nuk kemi të drejtë si anëtarë të KQZ-së të thyejmë ligjin me vota. Ligji thotë se një ditë para zgjedhjeve ne mund të debatojmë për kohën a është 15, 17, 19, por është një ditë para zgjedhjeve”, tha Rama.

Për më tepër ai tha se një prej komisionerëve ka thënë se “do të rrihemi, dhe do të bëhemi copa dhe nuk do të lejojmë numërimin e as qitjen e votave për Albin Kurtin”. Ai ka kërkuar nga sekretariati që të zëvendësohet ky person.

Megjithatë, reagimet e anëtarëve të LVV-së, kryesuesja e KQZ-së Valdete Daka i ka konsideruar si tentime për kontroll ndaj këtij institucioni, për çka ka reaguar Sami Kurteshi, i cili tha se KQZ është monopolizuar nga Daka.

Kurteshi: Zonja kryesuese e keni monopolizuar këtë institucion

"Ky institucion nuk është makinë votimi. Ne po ngremë çështje që kanë të bëjnë me KQZ-në. Nëse tregoni vetëm një rast të vetëm të përpjekjes për kontroll na tregoni. Unë konsideroj se ju zonja kryesuese e keni monopolizuar këtë institucion. Edhe fakti që ne ngremë çështje që nuk përkasin me monopolin që e keni krijuar ju e quani ligjëratë bashkë me bashkë-partiakët e tjerë”, tha Kurteshi.

Për më tepër, Daka tha se mbledhjet e KQZ-së janë kthyer në serialin “Kasandra”.

Daka: Mbledhjet janë kthyer në serial “Kasandra”

“Jemi mësuar që gjithçka që ka të bëjë në Kosovë, Valdete Daka është aty. Dhe është fajtori kujdestar për të gjithë çfarë ndodhin në Kosovë, faleminderit. Edhe për atë çfarë ndodh në KQZ, fajtor është prapë Valdete Daka. Faleminderit që më keni bërë kaq të fuqishme. Sipas juve, unë jam personi që e kontrolloj krejt, faleminderit, shumë jam e lumtur që jam kaq e fuqishme. Çdo mbledhje e kthyer në teatër për media, se jemi shndërruar në serial “Kasandra”. Tash nuk e di cili episod është sot. E gjithë fushata juaj kundër meje është personale. Juve po ju pengon Valdete Daka”, ka deklaruar Daka.

Mbledhja ka vazhduar me përplasje të tilla, ndërkohë që anëtarët e LVV-së në KQZ e kanë quajtur këtë institucion si makinë votimi dhe kryesuesen, shkelëse të ligjit. Anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi tha se Daka nuk është person i dinjitetshëm dhe se ajo është pjesë e klanit që ka udhëhequr me Kosovën për 20 vjet.

Kurteshi: Daka është nismëtare e vjedhjes industriale të votave

“Valdete Daka është kreu i këtij krimi që 11 vjet është në këtë institucion. Valdete Daka është nismëtare e të ashtuquajturës vjedhje industriale e votave. Dhe do të përfundojë me vjedhje industriale të votave. Këtë nuk e lejojmë. Me çdo kusht këqyrin ta shkelin votën e qytetarëve... Kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që të mos flejë dhe të mos bëhet lepurush, nga Policia e Shtetit me qenë besnike, transparente dhe të veproj në bazë të ligjit. Mos të bëhet pjesë e krimit”, ka shtuar Kurteshi.

Kurteshi ka shtuar se vota e qytetarit është e drejta relative më e rëndësishme politike në botë. Tutje, në këtë mbledhje të komisionit janë aprovuar kërkesat edhe për 2671 vëzhgues të ri, të cilët do të përcjellin zgjedhjet e 14 shkurtit. 

***

14 mijë e 987 zarfa të fletëvotimeve nga jashtë janë pranuar deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kështu ka bërë të ditur koordinatori në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, i cili ka thënë se nuk ka ndonjë procedurë për ato të cilat refuzohen.

Për këtë ka reaguar anëtari i komisionit, Alim Rama i cili tha se kjo qasje e KQZ-së është jo-transparente.

"Është e papranueshme po ashtu në një trajnimet dje, që një nga anëtarët e këshillave ka thënë do të rrehemi dhe do të bëhemi copash dhe nuk lejojmë qitjen e votave të Albin Kurtit. Nuk është e tolerueshme. Kërkoj nga sekretariati që të identifikojë dhe të bëjë zëvendësimin e tij", ka thënë ai.

Anëtari i komisionit, Sami Kurteshi, ka kërkuar që të publikohet lista e votuesve jashtë vendit e që u është refuzuar aplikimi për votim.

"A keni ndonjë informacion se ka keqpërdorime të natyrave të ndryshme. Sa i përket listave, aplikimeve dhe dokumenteve, kërkoj nga KQZ që deri më datën 13 shkurt të pranohen zarfet. Ju zonja kryesuese e keni monopolizuar këtë institucion. Ju kur ngrisim ndonjë çështje na thoni se po mbajmë ligjërata bashkë me patriotikët tjerë. Ne kemi ngritur çështje të cilat janë për këtë institucion, asnjë çështje private nuk e kemi ngritur", ka deklaruar Sami Kurteshi.

Për këtë ka reaguar edhe kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e cila tha se po tentohet që të kontrollohet ky institucion.

"Faleminderit që më keni bërë kaq të fuqishme. Unë jam personi që kontrollojë krejt. Faleminderit shumë. Çdo mbledhje e kthyer në teatër, sepse jemi kthyer në serialin Kasandra, se di cili episod jemi. Ne mund të vazhdojmë të gjitha çështjet ligjore. E gjithë fushata juaj kundër meje është kthyer në personale sepse po iu pengon Valdete Daka", ka thënë ajo.

***

Anëtari i Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi ka reaguar ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, e cila tha se LVV-ja është duke e mbajtur  nën kontroll këtë institucion.

Kurteshi tha se në KQZ asnjë çështje private nuk e kanë ngritur, mirëpo siç tha ai çdo çështje që ka të bëjë me institucionin.

“Po shoh problematike që ngritja e çështjeve në KQZ quhet ligjërate. Asnjë çështje private nuk e kemi ngritur këtu. Kryesuese ju deklaruat që ne po duam ta kontrollojmë KQZ-në ka mundësi të jetë dhe ashtu. Ky institucion ekziston që 20 vjet. Ne po ngrisim çështje që kanë të bëjnë me KQZ-në”, ka thënë ai.

Kurteshi po ashtu tha se konsideron që kryetarja Daka e ka monopolizuar KQZ-në.

“Konsideroj se ju kryesues ëtë institucion dhe fakti që ne ngrisim çështje që nuk përkasin me monopolin tuaj ju e quani ligjëratë. Ju keni shkruar letra në emër të KQZ-së që nuk i ka ngrit KQZ-ja. Përpjekja për transparencë totale në KQZ nuk është kontroll.

I menjëhershëm ishte reagimi i Dakës, e cila e falënderoi për që e kanë bërë kaq “të fuqishme”, për “kontrollin” që sipas Kurteshit është duke ia bërë KQZ-së.

“Jeni mësuar që çdo që ka të bëjë për Kosovën fajtore është Valdete Daka, faleminderit që më keni bërë kaq të fuqishme. Unë jam personi që e kontrolloj krejt dhe jam e lumtur që jam aq e fuqishme. Jemi shndërruar në serialin Kasandra e se di cila episod është sot”, ka thënë Daka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat