Tasholli: Fshirja e komunikatave të VV-së, si tygjarët që ia kthejnë kilometrazhën kerrit, motori i njëjtë

Aktuale

Tasholli: Fshirja e komunikatave të VV-së, si tygjarët që ia kthejnë kilometrazhën kerrit, motori i njëjtë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 11:15
Ismail Tasholli

Ismail Tasholli ka bërë një krahasim ironizues lidhur me fshirjen e komunikatave nga faqja e Lëvizjes Vetëvendosje nga viti 2005 – 2014.

Studiuesi i filozofisë dhe analisti Ismail Tasholli ka bërë një krahasim ironizues lidhur me fshirjen e komunikatave nga faqja e Lëvizjes Vetëvendosje nga viti 2005 – 2014.

Tasholli ka thënë se është e njëjtë sikur tregtarët e veturave që i’a falsifikojnë kilometrat e kaluara veturës për ta shitur më shtrenjtë. Tasholli thotë se pavarësisht kësaj, motori mbetet i njëjtë.

Ky është postimi i tij:

Kjo puna e VV-së, duke fshirë komunikatat dhe shkrimet e saj është si ajo puna e tyxharëve nëpër pazare që ja kthejnë kerrit kilometrazhen në zero-zero, për ta shitur më shtrenjtë dhe për të mashtruar blerësit. Badihava, motori mbetet i njëjtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat