Ambasadori italian uron Kurtin e Osmanin: Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit!

Aktuale

Ambasadori italian uron Kurtin e Osmanin: Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit!

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 13:36
Nicola Orlando

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se presin formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon!

Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat