Vjosa Osmani do të hyjë në histori, ja liderët më të votuar që nga viti 2014

Aktuale

Vjosa Osmani do të hyjë në histori, ja liderët më të votuar që nga viti 2014

Nga: N.Sh Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 18:59
Vjosa Osmani

Që nga viti 2014 në Kosovë, lideri më i votuar në zgjedhje është Vjosa Osmani.

Osmani ka lënë pas edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin i cili në vitin 2019 mori 183.952 vota, shkruan gazeta “Bota sot”.

Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit, edhe pse akoma nuk janë numëruar të gjitha votat, ka marrë 206.570 mijë vota.

Një fakt është interesant në këto zgjedhjet e 14 shkurtit, se Albin Kurti kishte numrin 1 në listë, edhe pse votat e tij nuk do të numërohen, por ndoshta simpatizantët e LVV-së, për kureshtje do t’i numërojnë edhe ato.

Pesë liderët më të votuar nga viti 2014 janë, Vjosa Osmani, Albin Kurti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat