Reagon edhe kryetari i nëndegës së LDK-së në veri, tregon projektin që nuk e realizoi Hoti për shqiptarët e Mitrovicës

Aktuale

Reagon edhe kryetari i nëndegës së LDK-së në veri, tregon projektin që nuk e realizoi Hoti për shqiptarët e Mitrovicës

Nga: N.Sh Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 23:38
Besnik Gjaka

Kryetari i nëndegës së LDK-së në veri, Besnik Gjaka, pas humbjes së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka reaguar ndaj Avdullah Hotit, kryeministër në detyrë se nuk e realizoni projektin e tij për shqiptarët e veriut.

Gjaka përmes një postimi në Facebook, shprehet se, projekti i veriut, për renovimin dhe ndërtimin e shtëpive në Mitrovicën veriore, ishte amandamentuar në vitin 2018, por edhe pasi kishte ardhur Hoti në postin e kryeministrit nuk e realizoi.

Ai thotë se ky projekt ishte cilësuar si projekti më madhor për banorët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Mitrovicën veriore.

Ai ka reaguar edhe ndaj disa veteranëve të LDK-së, që nuk po reagojnë ndaj kësaj padrejtësie që po iu bëhet shqiptarëve në veri.

Postimi i plotë:

Reformë (dorëheqje humbësve) Të dashur miq, në vitin 2018 Avdulla Hoti ish-kryeministër i R. Kosovës në buxhetin 2018 me amendamentet që ai i ka bërë kuptohet me propozimin tim si kryetar i nëndegës së LDK-së për renovimin dhe ndërtimin e shtëpive në Mitrovicën e Veriut, projekt ideor i cili asokohe ishte cilësuar si projekti me madhor për banorët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Mitrovicën e Veriut, ku të gjithë jemi të njohur me problemet me të cilat ne ballafaqohemi.

Mirëpo, pas ardhjes tij ne pushtet ish Kryeministri Hoti jo vetëm qe nuk e realizoj projektin e dakorduar me pare, i cili ishte ne përkrahje te banoreve shqiptare, por me veprimet e tij tejet te papërgjegjshme veç sa e vështirësoj jetën e banoreve shqiptare, jo vetëm te banoreve por edhe te aktivisteve te subjektit tone politike (LDK-së kuptohet se bashku me Driton Selmanaj, duke krijuar lista punësimi të rrejshme duke na premtua gjithçka e mos realizo asgjë veprim tipik mafio-politik.

Është për të befasuar fakti që disa veteran të LDK-së, duke i parë këto poshtërsi që iu kanë bërë aktivistëve tanë, dhe Mitrovicës së Veriut ata heshtin. Për më tepër, reformimi i mirëfilltë i strukturave gjithherë është bërë duke përdorë qasjen nga poshtë-lartë duke përfshirë aktivistët më të denjë e të cilët janë dëshmuar tash e tri dekada. Ky dështim, ndër të tjera, erdhi edhe si pasojë margjinalizimit të kësaj pjese te partisë në favor të atyre që e shfrytëzuan si trampolinë këtë të fundit.

Një fjalë e urtë gjermane thotë: "Nga asgjë vjen asgjë". Rezultati ishte i pritshëm duke ditur se bartës të proceseve madhore në parti ishin ata nga të cilët nuk mund te rezultojë asgjë e mirë. Përfshirja e aktivistëve te dëshmuar, hapja ndaj të rinjve dhe afërsia me qytetarët duke identifikuar dhe adresuar nevojat e tyre janë parakusht për fuqizimin e LDK-së. Kështu punohej dikur dhe rezultatet nuk munguan asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat