Konjufca i bindur që me votat e diasporës VV e kalon 50%

Aktuale

Konjufca i bindur që me votat e diasporës VV e kalon 50%

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 00:00
Glauk Konjufca

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është shprehur i bindur se partia e tij e kalon 50% e votave kur të numërohen edhe votat e diasporës.

“Unë jam i bindur që me votat e diasporës kalon 50%”, është shprehur Konjufca.

Megjithatë, Konjufac e konsideron sukses edhe nëse VV-ja nuk e kalon këtë më shumë se gjysmën e përqindjes.

“Por edhe nëse nuk kalon, rreth 50% është pothuajse gjysma e popullatës së Kosovës”, thotë Konjufca në emisionin DPT.

Ai gjithashtu tha se kur kuptohet se pothuajse çdo i dyti qytetar e ka votuar VV-në, kjo është një arritje e jashtëzakonshme sipas tij.

“Kur e kupton që çdo i dyti qytetar e ka votuar VV-në, është një arritje e jashtëzakonshme”, shtoi Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat