Prokuroria nis hetimet për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

Aktuale

Prokuroria nis hetimet për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:29
Visar Duriqi

Prokuroria e Shtetit është deklaruar për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Me anë të një komunikate për media, Prokuroria e Prishtinës ka thënë se ka inicuar rast të “lëndimit të rëndë trupor”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin lidhur me incidentin ndaj gazetarit V.D., se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të rastit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat