Tomë Gashi, tregon se kë e do kryetar të LDK-së

Aktuale

Tomë Gashi, tregon se kë e do kryetar të LDK-së

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:43
Tomë Gashi

Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën do të mbaj Kuvendin e Përgjithshëm për të zgjedhur kryetarin e partisë, pozitë kjo e cila u lirua nga Isa Mustafa pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, që partia e tij doli e treta duke humbur një numër të madh të votave.

Deri sot, kandidaturat zyrtare për ta udhëhequr LDK-në janë: Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku janë pyetur qytetarët se kush nga kandidatët mendoni se duhet të bëhet kryetar i LDK-së, avokati Tomë Gashi ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për Anton Qunin.

Gashi që një kohë të gjatë është kthyer në rolin e analistit duke i komentuar ngjarjen e fundit në Kosovë.

“Antoni”, ka komentuar shkurtimisht ai.

Kryetari  i ardhshëm i LDK-së do të ketë mandat dyvjeçar, ndërkohë janë paralajmëruar edhe kandidatura të tjera në ditët në vijim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat